Shpërthim me bombë në qendër të Athinës

Publikuar tek: rajon, më 20:04 19-04-2017 Shpërthim me bombë në qendër të Athinës

Një bombë ka shpërthyer në qendër të Athinës, kryeqytetit të Greqisë.

Sikurse raportojnë mediat greke, bomba shpërtheu jashtë banks Eurobank në rrugën ‘Santaroza 7’. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Para shpërthimit të bombës, policia kishte marrë një telefonatë kërcënuese rreth orës 22:05 me orën lokale. Në bazë të informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në derën kryesore të bankës.

Dëshmitarët thonë gjithashtu se kishin parë dy burra me motor të largoheshin nga hyrja e bankës.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilët kanë rrethuar të gjithë zonën.

Article Logic
Execution time: 0.0022170543670654
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75748" }