Majlinda Kelmendi mposht rusen dhe shpallet kampione e Europës

Publikuar tek: sport, më 16:04 20-04-2017 Majlinda Kelmendi mposht rusen dhe shpallet kampione e Europës

Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e re e Europës.

Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Në finalen e madhe, Majlinda e mposhti para pak minutash rusen Alesya Kuznetsova.

Xhudistja pejane e kishte eliminuar në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, ndërsa paraprakisht, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp, shkruan “Zëri”.

Përpos tri herë kampione e Evropës, Majlinda është dy herë kampione e botës dhe kampione olimpike.

Article Logic
Execution time: 0.0022950172424316
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75844" }