Edmond Panariti kandidat për President? Ja çfarë thotë ministri i LSI-së

Publikuar tek: politike, më 17:04 20-04-2017 Edmond Panariti kandidat për President? Ja çfarë thotë ministri i LSI-së

Edmond Panariti i LSI mund të jetë njëri prej kandidatëve për President të Republikës.

I ftuar në studion e News24, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti theksoi se kjo tezë ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit.

Panariti u shpreh i nderuar që ai konsiderohet si kandidat potencial për postin e kreut të shtetit.

“Ka disa emra që qarkullojnë këto ditë si kandidat potencial për president. Ajo që është më e rëndësishme, mendoj se Presidenti duhet të jetë autoritet moral, të gëzojë respekt. Prandaj përzgjedhja e presidentit është një proces konsensual. Gjithkush duhet të jetë i nderuar që mund të merret në konsideratë kandidatura e tij për atë post”, tha Panariti.

Megjithatë, ai insistoi se Presidenti i Republikës duhet të jetë një figurë që të zgjidhet me konsensusin e të gjitha partive politike.

“Presidenti duhet të jetë një figurë tërësisht e pranuar, jo e kontestuar. Marrja e opinionit të opozitës do të ishte e dëshirueshme”, deklaroi ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

Article Logic
Execution time: 0.0029540061950684
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75849" }