Aksidentet rrugore shënojnë rritje gjatë muajit mars

Publikuar tek: ekonomi, më 19:04 20-04-2017 Aksidentet rrugore shënojnë rritje gjatë muajit mars

Muaji mars 2017 shënon rritje të aksidenteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave të INSTAT , në muajin mars të vitit 2017 janë rregjistruar 152 aksidente rrugore, ndërkohë , marsin e 2016 janë rregjistruar 137 aksidente rrugore. Kjo tregon se numri i aksidenteve është rritur me 10.9 %.

Por në periudha tre mujore ( janar- mars) numri i aksidenteve është ulur me 4,3 % . Pra tremujori i parë i vitit 2017 ka shënuar ulje të numrit të akidenteve rrugore. Ulje vërehet dhe në numrin e viktimave, ku këtë vit numri është ulur me 28, 6 % ( krahasuar me periudhën janar-mars 2016). Siç vihet re dhe në statistikat e Institutit të Statisikave, grupmosha 25-30 vjeç janë ata që kanë shkaktuar më së shumti akisdente. Burimi kryesor i aksidenteve është sjellja e drejtuesit të mjetit .

Article Logic
Execution time: 0.0021989345550537
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75865" }