Gjinushi: Basha hiqet si shpëtimtar i zgjedhjeve. Qeveri e pabesueshme ishte ajo që vrau në 21 Janar

Publikuar tek: politike, më 21:04 20-04-2017 Gjinushi: Basha hiqet si shpëtimtar i zgjedhjeve. Qeveri e pabesueshme ishte ajo që vrau në 21 Janar

Kreu i PDS Skënder Gjinushi, ka deklaruar në emisionin Opinion se në 18 qershor partitë e koalicionit të majtë do të shkojnë në zgjedhje.

“Lul Basha duhet ta fillojë njëherë nga një autokritikë e vetë. Qeveri më e pabesueshme për një opozitë është ajo që vret. Dhe tani po ky, hiqet sikur është shpëtimtari i zgjedhjeve. Me që kam gabuar unë, pastrohu ti, thotë ai”, u shpreh Gjinushi.

Sipas Gjinushit zgjedhje do të ketë patjetër pasi nuk mund të ndërrohen qeveritë dhe nuk mund të merren pushtetet pa zgjedhje.

Sipas Gjinushit do ë ketë përpjekje që PD të tërhiqet nga kushtet e saj, por edhe nëse nuk tërhiqet partitë do të shkojnë në zgjedhje. “Ne nuk jemi pa opozitë. Ka shumë forca të tjera politike që jnaë opozitare’, është shprehur Gjinushi

Article Logic
Execution time: 0.016308069229126
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75872" }