Zbulohet partia me të cilën do kandidojë Tom Doshi në Shkodër

Publikuar tek: politike, më 22:26 20-04-2017 Zbulohet partia me të cilën do kandidojë Tom Doshi në Shkodër

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi ka pranuar sonte në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, se ish deputeti i PS në Qarkun e Shkodrës Tom Doshi, do të jetë në listën e PSD-së në Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet e 18 qershorit.

Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste një vit më parë ku deklaroi publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendi Iilir Meta. Pas këtyre deklaratave të cilat u konsideruan të rreme Kryesia e Partisë Socialiste e përjashtoi atë nga partia.

Më shumë në këtë kategori: « Gjinushi: Basha hiqet si shpëtimtar i zgjedhjeve. Qeveri e pabesueshme ishte ajo që vrau në 21 Janar
Kompromis për shtyrjen e Vetingut, Rama: E kundërta është e vërtetë »
Article Logic
Execution time: 0.0034811496734619
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75873" }