I gjenden 19 kile drogë në shtëpi, arrestohet 30 vjeçari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:04 21-04-2017 I gjenden 19 kile drogë në shtëpi, arrestohet 30 vjeçari (EMRI)

Mirditë - Lezhë - I gjenden 19 kile drogë në shtëpi dhe është arrestuar 30 vjeçari Pavlo Ndreca.

Policia bën me dije se sot, në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ,u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Pavlo Ndreca , 30 vjeç, banues në Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientët e jashtme të banesës në një magazinë , iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 19 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa e futur në 4 qese plasmasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

 

18072417_10209608034659719_1317344108_n.jpg18072674_10209608034459714_2093609085_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.019789934158325
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75905" }