Aktorja e famshme e “Diamante dhe Dashuri” bie pre e mashtrimit në Argjentinë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:55 21-04-2017 Aktorja e famshme e “Diamante dhe Dashuri” bie pre e mashtrimit në Argjentinë

Aktorja Tuvana Turkay, e cila në serialin “Diamante dhe Dashuri” luate rolin e Baharit, ka rënë pre e mashtrimit ndërsa është nisur për të parë një ndeshje futbolli në Argjentinë.

Turkay, së fundmi gjatë udhëtimit në Amerikën e Jugut, ka pasur dëshirë të ndjekë edhe një ndeshje në stadium, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhej sepse bileta që kishte blerë Tuvana rezultoi të ishte false, shkruajnë mediat serbe.

Sipas CNNturk.com,  thuhet se Tuvana ka deklaruar se kishte pasur shumë dëshirë të ndiqte një ndeshje derbi, por në Argjentinë ra viktimë e mashtrimit. “Kisha shumë dëshirë të ndiqja një ndeshje derbi, por në Argjentinë më mashtruan, sepse më dhanë biletë false” – ka deklaruar aktorja.

 Turkay  s’ka dashur të jap më detaje për incidentin. Mësohet se aktorja kaloi disa ditë pushimi në Amerikën e Jugut ku mori pjesë dhe në aktivitete të ndryshme kulturore.

Më shumë në këtë kategori: « Ju kujtohet Era e “Njerëz dhe Fate”? Shihni si duket ajo sot dhe me çfarë merret (FOTO)
"Me zor ndan qiranë me të dashurin e bën gjoksin me klering”, plas sherri mes Aurela Hoxhës dhe Roza Latit »
Article Logic
Execution time: 0.021090984344482
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75907" }