Tjetër urdhër arresti për deputetin e "Vetëvendosjes”, Albin Kurti në Kosovë

Publikuar tek: politike, më 08:04 21-04-2017 Tjetër urdhër arresti për deputetin e

Një tjetër urdhër arresti është lëshuar për deputetin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes "Vetëvendosje". Gjykata kërkoi që pas arrestimit, Kurtit do t’i caktohet masa e paraburgimit.

Këtë vendim gjykata e ka marrë për shkak të mungesës së tij në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës.

Edhe në shkurt të 2016-ës gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për 4 deputetët e opozitës, mes tyre Kurti. Ata akuzoheshin për rrezik të përgjithshëm dhe përdorim i armës, vepra që lidhen me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Article Logic
Execution time: 0.0021240711212158
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75908" }