Sherr për pronën, parandalohet krimi në Malësinë e Madhe, në konflikt u përfshi një femër (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:04 21-04-2017 Sherr për pronën, parandalohet krimi në Malësinë e Madhe, në konflikt u përfshi një femër (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe pas njoftimit të marrë dhe masave të shpejta është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale.

Pasi pas një konflikti të ndodhur në fshatin Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ndërmjet shtetases M. J, 26 vjeçe, dhe shtetasit Alfred Jakaj, për motive pronësie, ky i fundit ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën shtetasen M.J.

Nga ana shërbimeve policore në menyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti është shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje të shtetasit të dyshuar Alfred Jakaj, është arritur që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alfred Jakaj, 35 vjeç, banues në Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe. Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë provës materiale i  armës së zjarrit të tipit Pushkë gjysëm automatike. Materialet e përgatitura për këtë hetim iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit",  të parashikuar nga nenet 84, 274 e 278 te Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.012840986251831
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75909" }