Rama ndan me të gjithë kërkesën e ndërkombëtarëve dhe tregon se KUSH GËNJEN

Publikuar tek: politike, më 08:04 21-04-2017 Rama ndan me të gjithë kërkesën e ndërkombëtarëve dhe tregon se KUSH GËNJEN

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” njoftimin e DASH dhe ngre pyetjen se kush gënjen.

Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike theksoi rëndësinë e pjesmarrjes në zgjedhje të opozitës, gjatë një takimi me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.

Reagimi i Edi Ramës:

“KUSH GËNJEN (22)

Pas Shtëpisë së Bardhë edhe Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH:

“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin.

Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

Article Logic
Execution time: 0.015503168106079
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75911" }