Llalla ngre dyshime të forta: Prokurorët nuk përfshihen në procesin e asgjësimit të drogës

Publikuar tek: politike, më 08:04 21-04-2017 Llalla ngre dyshime të forta: Prokurorët nuk përfshihen në procesin e asgjësimit të drogës

Prokurori Adriatik Llalla ka ngritur dyshime ditën e sotme gjatë një takimi me ministrin Petrit Vasili, se prokurorët kanë shkelur normat proceduriale në rastet e kanabisit duke shpërdoruar detyrën, si dhe përmendi rastin kur një prokuror në mënyrë të kundraligjshme kërkoi pushimin e akuzave në Gjykatën e Lartë.

 Llalla duke marrë shkas nga rastet e mëparshme theksoi se tashmë asgjësimi i drogës do të bëhet në prani të një prokurori. 

“Prokurorët nuk përfshihen në procesin e asgjësimit të lëndëve narkotike. Kjo është një problematikë që e kemi diskutuar edhe më herët. Në rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjësohen në mënyrë të kundraligjshme duket të fillojnë hetimet”, u shpreh tha Llalla.

Prokurori theksoi rolin e Prokurorisë së Përgjithshme për të ndjekur rastet, ndërsa Vasili u shpreh se duhet të forcohen masat për çështjen e kanabisit duke u treguar kritik për situatën. 

“Pa asnjë hezitim mund të përcaktoja si një bashkëpunim efektiv, i shpejtë dhe efikas. E theksoj i shpejtë edhe efikas sepse shpejtësia gjëra më e rëndësishme në komunikimin tonë sepse zvarritja e procesit ka qenë në favor të kundërshtarëve tanë. Unë kam gjetur një bashkëpunim shumë të mirë nga Prokuroria por dhe prokurorë të gjithë niveleve.

Në rekomandimet prioritare që i kemi paraqitur qeverisë dhe që i ka miratuar. Besoj që jemi në një situatë të re, që lidhet edhe me ndryshimet kushtetuese.

Një nga elemente thelbësorë është forcimi i punës dhe rolit të prokurorisë si një organ i decentralizuar dhe me ndryshimet e reja i krijohen të gjitha hapësirat për të pasur një pavarësi të brendshme por në fund me një prokurori që gjithmonë e më shumë ka hapësira të pavarësisë do të thotë pavarësi nga politika”, u shpreh Vasili duke vlerësuar rolin e prokurorisë.

Article Logic
Execution time: 0.0024209022521973
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75915" }