Banorët tentojnë të hyjnë me forcë në bashki, ç’po ndodh në Lezhë? (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:04 21-04-2017 Banorët tentojnë të hyjnë me forcë në bashki, ç’po ndodh në Lezhë? (FOTO)

Banorët e zonës së Torovicës në Lezhë janë ngritur në protestë paraditen e sotme. Dhjetëra banorë kanë protestuar para ambienteve të bashkisë së Torovicës dhe shkak është bërë mungesa e infrastrukturës.

Në  shenjë proteste dhe me parulla në duar banorët kanë tentuar të futen me forcë në godinë, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë.

“Duam rrugë. Ku kanë shkuar paratë që janë akorduar disa herë për këtë projekt rruge. Kjo rrugë lidh gjithë veriun dhe nuk jemi pak, por 6 mijë banorë që vuajmë nga rruga e dëmtuar”, u shpreh një protestues për mediat.

Banorët paralajmërojnë se nuk hyjnë në zgjedhje nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Nëse nuk na shtrojnë rrugën nuk hyjmë në zgjedhje. Kanë 60 ditë mjaftueshëm kohë për ta shtruar rrugën, më pas do votojmë”, u shprehën banorët. 

 

ll.jpg

 

llk.jpg

 

ool.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023558139801025
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75916" }