“Oriku” shpëton 51 jetë njerëzish në gomone, mes tyre 17 gra dhe 12 fëmijë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:04 21-04-2017 “Oriku” shpëton 51 jetë njerëzish në gomone, mes tyre 17 gra dhe 12 fëmijë

Anija e forcave tona detare "Oriku" ka shpëtuar 51 emigrantë që gjendeshin në një gomone.

Gomonia u identifikua nga anija “Oriku” gjatë patrullimit në Egje.

Mësohet se në gomone ishin 51 emigrantë sirianë, mes tyre 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra.

Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke. Pas shpëtimit, gomonia u mor në dorëzim nga anija “Frontex MAI 1102”

Article Logic
Execution time: 0.01428484916687
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75917" }