Kafja me Donald Lu, flet Majlinda Bregu: Zyrtari i lartë do vijë të mbyllë këtë situatë, ky mjerim duhet të marrë fund

Publikuar tek: politike, më 10:43 21-04-2017 Kafja me Donald Lu, flet Majlinda Bregu: Zyrtari i lartë do vijë të mbyllë këtë situatë, ky mjerim duhet të marrë fund

Flet deputetja e PD-së Majlinda Bregu pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Bregu tha se ky takim ishte një kafe normale pune ndërsa theksoi se faktori ndërkombëtar është i shqetësuar për situatën poltike në Shqipëri.

“Kam pirë një kafe normale pune për të ndarë shqetësimin për situatën sot në Shqipëri. Nuk është një situatë normale. Faktori ndërkombëtar është shumë i shqetësuar. Ka një vizitë javën tjetër, ditën e martë të kryetarit për çështetjet jashtë në PE i cili po vjen me dëshirën e mirë për t'i ulur palët për të gjetur një kompromis për mbylljen e kësaj situate duke parë kërkesat e secilës palë.

Se çfarë do ndodhë dhe si do shkojë unë këtë nuk di t’ua them por ky mjerim duhet të marrë fund njëherë e mirë", u shpreh Majlinda Bregu.

Ky takim i demokrates Bregu me ambasadorin Lu vjen disa ditë para mbërritjes në Shqipëri të negociatorit të BE, David McAllister Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja e LSI-së flet pa “doreza” në kafe: S’jemi të kënaqur…!
Deputeti i parlamentit paralajmëron se si po ikën Edi Rama, ndryshe nga kryeministrat e botës »
Article Logic
Execution time: 0.024278163909912
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75923" }