Zgjedhja e Presidentit, Basha i përgjigjet ftesës: Të zgjidhet nga populli

Publikuar tek: politike, më 10:04 21-04-2017 Zgjedhja e Presidentit, Basha i përgjigjet ftesës: Të zgjidhet nga populli

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së qeverisë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ai ka deklaruar nga çadra se presidenti i ri duhet të zgjidhet nga populli.

“Na kanë ftuar për presidentin, ne i kemi paret po hajde ta blejmë bashkë, i kujt është presidenti? Oferta ime është të zgjedhim president nga populli. Hap i rëndësishëm në projektin e republikës së re është transferimi i pushtetit nga qytetarët. Meqë po kërkoni përfshirjen tonë ju japim një ofertë: të ndryshojmë kushtetutën dhe ta zgjedhë populli shqiptar”, u përgjigj Basha.

Ditën e djeshme, pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit të ri, kreu i Kuvendit, Ilir Meta i bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e këtij proçesi, duke i dhënë një javë kohë. Kohë kjo që përkon edhe me raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit. Por, Basha nuk ka pritur gjatë dhe i ka kthyer përgjigje ditën e sotme nga çadra, duke i bërë një ofertë konkrete: Të zgjidhet nga populli. 

Article Logic
Execution time: 0.0022590160369873
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75929" }