Zbatimi i Vetting-ut, Basha ka një propozim të ri: Le të nisë para zgjedhjeve!

Publikuar tek: politike, më 10:04 21-04-2017 Zbatimi i Vetting-ut, Basha ka një propozim të ri: Le të nisë para zgjedhjeve!

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot nga çadra e lirisë së proçesi i vettingut duhet të nisë para zgjedhjeve.

Sipas tij, PD është e gatshme të marrë përgjegjësitë ligjore sipas konsensusit të 21 korrikut të vitit të kaluar për t’i hapur rrugë Reformës në Drejtësi.

“7 ligjet organike do kaloheshin me konsensus, por Rama e shkatërroi këtë marrëveshje dhe 6 prej tyre i kaloi pa mbështetjen e opozitës për të ushtruar pushtet mbi drejtësinë. Ligji për vettingun dhe KLGJ dhe KLP dhe katër ligjet e tjera janë bërë pa konsensusin e opozitës dhe ka zero shans që PD të behet alibi për kapjen e drejtësise nga Edi Rama. Nuk ka nevojë të shtyjmë vettingun pas zgjedhjeve. Me qeverinë teknike PD ështe e gatshme të marrë përgjegjësitë kushtetuese ligjore që sipas konsensusit të 21 korrikut ti hapë rrugë zbatimit të vettingut dhe reformës në drejtësi. Vetting menjëherë pas qeverisë teknikes sipas konsensusit të 22 korrikut dhe ta harroje Rama se mund të bëjë zgjedhje pa opozitën”, u shpreh Basha. 

Article Logic
Execution time: 0.0024890899658203
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75930" }