ZBULOHET SKENARI: Digjen 5 raundet e zgjedhjes së Presidentit, shpërndahet Parlamenti, vendi në zgjedhje të parakohshme

Publikuar tek: politike, më 10:04 21-04-2017 ZBULOHET SKENARI: Digjen 5 raundet e zgjedhjes së Presidentit, shpërndahet Parlamenti, vendi në zgjedhje të parakohshme

Newsbomb.al zbulon skenarin e zgjedhjeve të parakohshme drejt të cilave do shkojë vendi në kushtet e ngërçit politik dhe mungesës së arritjes së konsensusit.

Ditën e djeshme, u dogj edhe raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit, ndërsa raundi i tretë është lënë të enjten që vjen në orën 15:00, kohë kjo e mjaftueshme sipas kryeparlamentarit Ilir Meta për të bërë pjesë të procesit edhe opozitën. Por përgjigja e kryedemokratit Basha nuk ka vonuar dhe ka ardhur sot nga çadra. Basha tha se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli me referendum.

Sakaq, burime të newsbomb.al bëjnë me dije se jo vetëm raundi i tretë por të pesta raundet për zgjedhjen e Presidentit do të digjen dhe sipas ligjit, pavarësisht mosparaqitjes së kandidaturave, raundi konsiderohet i ezauruar.

Në këto kushte shpërndahet Parlamenti dhe vendi shkon në zgjedhje të parakoshme për 45 ditë. Burimet i thanë newsbomb.al se realizimi i këtij skenari është dhe arsyeja se pse raundet po zhvillohen në një kohë kaq të shkurtër, raporton newsbomb.al.

Më shumë nga skenari Rama-Meta

Në kushtet kur digjen raundet, automatikisht Presidenti aktual pra Bujar Nishani, ka fuqi deri në momentin që dekreton zgjedhjet dhe nëse ndodh që opozita nuk hyn edhe në zgjedhjet e parakohshme, pasi 45 ditë nuk përbëjnë asnjë diference nga 18 qershori për të cilin këmbëngul Rama, atëherë jemi përballë një ngërçi kushtetues pasi nuk ka kush të dekretojë zgjedhjet. Dhe me këtë argument Rama e Meta do detyrojnë palët të hyjnë ne zgjedhje. Por edhe nëse në këto kushte PD-ja dhe opozita sërish nuk marrin pjesë atëhere mazhoranca është e “justifikuar” tërësisht të shkojë edhe e vetme në zgjedhjet e parakohshme. Parlamenti që del nga zgjedhjet  e parakoshme do të zgjedhë edhe Presidentin e ri .

ÇFARË PARASHIKON KUSHTETUTA 

 Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj.

- Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

-Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short. Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008 23.

-Në rast se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni. Kur paraqiten më shumë se dy kandidatë, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues

- Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.

-Kuvendi pasardhës e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij./ Newsbomb.al

 dok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.016968965530396
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75932" }