Investigimi:Ligjvënësit shkelin ligjet në komisionin hetimor për CEZ. Ja deputeti që theu rekorde për sherret dhe fyerje ndaj dëshmitarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 21-04-2017 Investigimi:Ligjvënësit shkelin ligjet në komisionin hetimor për CEZ. Ja deputeti që theu rekorde për sherret dhe fyerje ndaj dëshmitarëve

Ligjvënësit kanë shkelur ligjet në komisionin hetimor për CEZ. “Albanian Platform For Policy Advocacy” ka publikuar një raport 77 faqësh ku zbulon një numër të lartë shkeljesh ligjore nga deputetët gjatë zhvillimit të mbledhjeve të Komisionit Hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes e interesit të shtetit shqiptar nga realizimi i marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “CEZ, A. S.”

Përmes fyerjeve, sherreve, presioneve ndaj dëshmitarëve, deputetët kanë shkelur një sërë nenesh të rregullores së brendshme të komisionit, ligjin e komisioneve hetimore, kodin e procedurës penale dhe rregulloren e parlamentit.

Në raport, Kryetari i këtij komisioni të iniciuar nga PD, demokrati Edmond Spaho, shënon rekorde shkeljesh, nga ku më flagrantet mbeten:

- zhvillimi i mbledhjeve pa kuorumin e nevojshëm duke deklaruar se “mbledhjen mund ta zhvilloj edhe i vetëm”.

-mohimin i të drejtës së fjalës së anëtarëve për procedurë, fyerjet ndaj kolegëve e dëshmitarëve si “karagjoz’, “arrogante”, apo ajo ndaj kryeministrit Rama: “Nuk do të zhveshim…”, raporton newsbomb.al.

-Nuk mungojnë as rastet kur Spaho kërcënon dëshmitarët me shprehjet: “Provo të largohesh!/Newsbomb.al/

raporti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002284049987793
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75936" }