Profesori shkon te Liqeni dhe zbulon skandalin: Ata mund të bëjnë çfarë t’u dojë kokrra e qejfit!! (FOTOT ALARMANTE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 21-04-2017 Profesori shkon te Liqeni dhe zbulon skandalin: Ata mund të bëjnë çfarë t’u dojë kokrra e qejfit!! (FOTOT ALARMANTE)

Profesori i njohur i Gazetarisë dhe aktivisti i shoqërisë civile Ervin Goci denoncon batërdinë në mushkrinë e vetme që i ka mbetur Tiranës, zona e Parkut të Liqenit. Konkretisht, "Lion Park” dhe “Shtojzovallet” siç shkruan profesori, do të kthehen në kulla betoni.

Goci publikon edhe fotot që tregojnë masakrën ndaj pemëve dhjetra vjeçare që janë rrafshuar përtokë.

“Ju bëftë mirë rilindja”, shkruan me tone të forta sarkastike Goci.

KOMENTI I PLOTË I ERVIN GOCIT:

Jemi te Liqeni, sot mora vesh qe Lion Park dhe Shtojzovallet do kthehet ne Kulla dhe per te vajt deri atje duhet nje rruge makine me parametrave autostrade.

I kane hyre me themeli pemeve dhjetra vjeçare pa asnje matje mjedisore apo vleresim ekonomik - se mos e zgjeronin ketej nga krahu i murit! Ia presim fytin pemeve, fundja nuk kane goje. Urbanizohet nje zone eksluzive, qe kishte njefare qetesie, dhe e kthejme ne koridor per te aksesuar Kullat. Priten dhjetra pisha per t'u zevendesuar me Blire, sipas premtimin pastoral te Kryetarit.

Parku sot qe flasim nuk ka kufinj dhe status, pra ata mund te bejme çfare t'ju doje kokrra e qejfit. Per çfare mendoni se u duhet pushteti?

Ja per keto vogelsira miljona euroshe, perpiqem çdo dite reformatoret e medhenj, duke shkaterruar çdo centimer jete...

Ju befte mire Rilindja!

 

65.png65.jpg

63.jpg

62.jpg

61.jpg60.jpg

59.jpg

Article Logic
Execution time: 0.018343925476074
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75937" }