Operacion antidrogë te “Myslym Shyri”, trafikantët përplasin makinat, 3 të arrestuar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 21-04-2017 Operacion antidrogë te “Myslym Shyri”, trafikantët përplasin makinat, 3 të arrestuar Foto ilustruese

Operacion antidrogë në rrugën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Policia ka arrestuar në flagrancë tre trafikantët të cilët po shkëmbenin heroinë dhe kanabis. Sapo kanë vënë re praninë e policisë, tre trafikantët, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije ende, kanë qëlluar me armë në drejtim të bluve dhe kanë tentuar të largohen por kanë përfunduar duke u përplasur me makinat e tyre.

Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë policia, e cila fillimisht ka qëlluar me armë në ajër për t'i neutralizuar dhe i ka vënë në pranga. Unifromat blu kanë sekuestruar gjithashtu edhe 1 kilogram drogë të llojit heroinë. Të shtënat kanë alarmuar qytetarët por fatmirësht gjithçka është mbyllur pa të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, të arrestuarit cilësohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.020741939544678
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75951" }