Kryeministri i bën dalje opozitës nga Kukësi dhe merr një vendim: Politikanët që kanë frikë drejtësinë nuk i duhen as dreqit…

Publikuar tek: politike, më 14:04 21-04-2017 Kryeministri i bën dalje opozitës nga Kukësi dhe merr një vendim: Politikanët që kanë frikë drejtësinë nuk i duhen as dreqit…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është zhvendosur në takimin e rradhës me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qytetin e Kukësit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri foli për sakrificat që ka bërë populli Kuksian gjatë gjithë këtyre viteve dhe kontributin që ka dhënë Partia Socialiste. Ai u bëri thirrje të gjithë kuksianëve që janë mërzitur për ngujimin e Partisë Demokratike të mos shqetësohen më sepse politikanët që ngujohen nga drejtësia “nuk i duhen as dreqit”.

“Unë e di shumë mirë që këtu në Kukës ka shumë shokë-shoqe, miq, kushërinj që janë të mërzitur, sepse partia ku prindërit e tyre besuan dhe këta duan të besojnë se partia Demokratike është ngujuar në çadër, sepse ka frikë nga drejtësia. Frika është këshilltari më i keq i njeriut. Frika nga drejtësia është ushërrëfyesi më i keq për një politikan.

Politikanët që ngujohen se kanë frikë drejtësinë nuk i duhet as dreqit e jo më popullit. Në kushtet kur Partia Demokratike do të ngujohet në çadër se nuk do të marë pjesë në zgjedhje ne do marin barrën ti përfaqësojmë dhe ata”, tha Rama. 

Article Logic
Execution time: 0.0088460445404053
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75954" }