Rama rrëfen historinë e “trishtë” të kamerierit në Kukës dhe bën akuza të rënda ndaj drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 15:04 21-04-2017 Rama rrëfen historinë e “trishtë” të kamerierit në Kukës dhe bën akuza të rënda ndaj drejtësisë

Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Kukës nuk munguan batutat dhe ironitë, ku tregoi edhe rastin e një juristi i cili punonte kamerier. Rrëfimi i Ramës shkaktoi të qeshura në sallë por ai vijoi më tej me akuza të rënda ndaj ”gjykatësve të korruptuar”.

“Më tha njëri do dalim në foto bashkë, dalim mo i thashë. Më tha, më gjej 1 punë o burrë, po ti punon je kamerier i thashë. Po ca pune mo burrë jam Jurist. Të gjithë juristë po drejtësi s'ka. Të gjithë gjykatësit e korruptuar vazhdojnë bëjnë ligjin.

Përdhunuesit e vajzave tuaj i kanë shpëtuar drejtësisë. Me votat tuaja merrni hak, për ato motra dhe nëna, në mënyrë që kriminelët të shkojnë para drejtësisë. Pronat e baballarëve tuaj jua kanë dhënë agallarëve", u  shpreh kryeministri nga Kukësi.

Article Logic
Execution time: 0.012852191925049
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75958" }