Bojaxhi: PS dhe LSI e dinë që do fitojnë, PD e di që do humbasë, prandaj kanë rënë dakort të thyejnë Kushtetutën

Publikuar tek: politike, më 16:04 21-04-2017 Bojaxhi: PS dhe LSI e dinë që do fitojnë, PD e di që do humbasë, prandaj kanë rënë dakort të thyejnë Kushtetutën

Gjergj Bojaxhi, kreu i Partisë Sfida për Shqipërinë ka dënuar situatën politike në vend duke cilësuar si antikushtetuese shtyrjen e proçesit të zgjedhjes së presidentit.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë ka thënë se të tre forcat kryesore politike po thyejnë rregullat e këtij proçesi.

“PS dhe LSI e dinë që do të fitojnë zgjedhjet dhe duan ta bëjnë këtë gjë duke mundur PD. Nga ana tjetër PD e di se do të humbë zgjedhjet. Kështu do që të sabotojë dhe të ndryshojë rregullat e garës”, është shprehur Bojaxhi.

Nisur nga arsyet, motivet dhe pazaret politike, Bojaxhi thotë se partitë po shkelin të drejtat e qytetarëve për të votuar në një proçes të rregullt kushtetues.

“Zgjedhjet janë e drejta jonë kushtetuese dhe ligjet duhet të jenë kolona e shtetit dhe jo e pushtetit”, është shprehur Bojaxhi, i SFIDA për Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0024650096893311
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75965" }