Tjetër sulm në Paris në prag të zgjedhjeve presidenciale

Publikuar tek: bota, më 16:04 22-04-2017 Tjetër sulm në Paris në prag të zgjedhjeve presidenciale

Duke bërtitur dhe me thikë në dorë, një burrë u përpoq të sulmojë një patrullë xhandarmërie në një stacion hekurudhor në Francë.

Ngjarja e radhës në serinë e sulmeve terroristë u shënua në “Gare du Nord”  Paris,  në praninë e pasagjerëve që po bëheshin gati për të udhëtuar drejt Lilës.

Fatmirësisht, policia dhe  persona të  tjerë të sigurisë kanë ndërhyrë në kohë duke neutralizuar agresorin.

Megjithatë, ngjarja shkaktoi panik tek të pranishmit, ndërsa stacioni u mbyll dhe të gjitha linjat hekurudhore në drejtim të tij u pezulluan.

 Autoritetet nisën kontrollin e imtësishëm të të gjithë zonës përreth duke përdorur edhe qentë anti­eksploziv.

Article Logic
Execution time: 0.0023729801177979
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-76077" }