Librazhd, automjeti shpërthen në flakë, hidhet shoferi nga dritarja si nëpër filma

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 23-04-2017 Librazhd, automjeti shpërthen në flakë, hidhet shoferi nga dritarja si nëpër filma

Një automjet ka shpërthyer në flakë ditën e sotme teksa po qarkullonte në aksin Përrenjas-Librazhd, madje brenda tij ndodhej edhe shoferi.

Menjëherë sapo ka marrë flakë automjeti, shtetasi me banim në Tiranë që ndodhej brenda është hedhur nga dritarja duke shpëtuar për mrekulli. 

Mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë u përfshi nga flakët në ecje e sipër duke sjellë si pasojë shkrumbim të automjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset, por ka qenë tepër vonë dhe mjeti është djegur komplet. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike e mjetit.

Article Logic
Execution time: 0.0022859573364258
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-76156" }