Lajm i mirë për 600 studentë, Veliaj: Nis rikonstruksioni i godinave në Qytetin Studenti Nr.2

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 25-04-2017 Lajm i mirë për 600 studentë, Veliaj: Nis rikonstruksioni i godinave në Qytetin Studenti Nr.2

Filluan sot punimet për rindërtimin të godinave të Qytetit Studenti nr. 2. Projekti synon përmirësimin e kushteve të jetesës për rreth 600 studentë, nëpërmjet rinovimit të ndërtesave me një sistem më të mirë ngrohjeje si dhe rinovimit të strukturës së brendshme të ndërtesave për të rritur cilësinë e jetesës si dhe mundësite e ngrohjes për studentët.

 

Përmisimi i kushteve do ti vijë në ndihmë studentëve që jetojnë në Qytetin Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit”.

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz përuruan sot fillimin e punimeve.

Erion Veliaj falenderoi qeverinë gjermane duke shtuar se duke bashkuar energjitë, do të ketë një punë më produktive dhe kushte me të mira për konviktet, duke i krahasuar ato sot si burgje të vjetra. Ndërsa Ministri i Energjisë, Damin Gjiknuri vlerësoi se ky është një investim që ofron jo vetëm mundësi dhe kushte më të mira për studentët, por edhe që bën të mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër, me anë të kursimit të energjisë, të shlyejë veten e vet.

 “Rikonstruksion sipas parimit të efiçiencës energjitike, që do të thotë kursim deri në 20% të faturës së energjisë dhe një investim, i cili e lan veten në 8 vjet, por mbi të gjitha, kushte mjaft të mira për studentët.

Këtë model që po ndërtojmë duam ta shtrijmë në të gjitha godinat publike të Shqipërisë. Pra, parimi i efiçiencës së energjisë të jetë një parim udhëheqës për rikonstruksionin apo edhe ndërtimet në të ardhmen, në mënyrë që të kursejmë energji.

Këtu po aplikojmë për herë të parë disa teknologji të reja të energjisë së rinovueshme, që do të shërbejnë për ngrohjen dhe për shërbimet e tjera të kësaj godine”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz theksoi se Qeveria Federale ka vënë në dispozicion 15,5 milionë euro për të gjithë projektin; nga të cilët 9 milionë euro do të përdoren për rikonstrukionin energjitik të katër konvikteve, duke përmirësuar ndjeshëm izolimin termik dhe duke rinovuar impiantet e ngrohjes.

Projekti parashikon termoizolimin dhe sistemin kapot për sipërfaqet e jashtme dhe vendosjen e dyerve dhe dritareve të cilësisë më të lartë, duke synuar garantimin një ngrohje me më pak kosto përmes reduktimit në maksimum të shpërdorimit të energjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0027070045471191
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-76404" }