Gjiri i Lalzit destinacioni i kolektorit kryesor për ujërat e zeza

Publikuar tek: ekonomi, më 16:04 26-04-2017 Gjiri i Lalzit destinacioni i kolektorit kryesor për ujërat e zeza

Kolektori kryesor për ujërat e zeza do të ndërtohet në zonën turistike të Gjirit të Lalzit. Gjatë mbledhjes së sotmë këshilli i ministrave ka  vendosur shpronësimin e pronarëve të tokës në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Do të jetë një sipërfaqe prej 10 mijë e 400 metër katror që do të zihet nga ky investim, ndërsa vlera e përgjithshme e shpronësimit i kalon 4 milionë lekë, vlerë e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2017, miratuar për Ministrinë e Financave.

Pas likujdimit të pronarve pritet të nisin menjëherë punimet për ndërtimin e kolektorit.

“Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve si dhe  me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasurinë e shpronësuar, në favor të shtetit”, thuhet në pikën 9 të vendimit të qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0023479461669922
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-76539" }