“Ëngjëjt janë larg”, një tjetër prodhim shqiptar bashkon Ndriçim Xhepën dhe Nik Xhelilaj

Publikuar tek: kulture-art, më 18:04 26-04-2017 “Ëngjëjt janë larg”, një tjetër prodhim shqiptar bashkon Ndriçim Xhepën dhe Nik Xhelilaj

Kinemasë i shtohet një tjetër film shqiptar, i cili pritet të shfaqet në ekranin e madh në 27 prill.

“Ëngjëjt janë larg” është filmi me regji të Gjergj Xhuvanit i cili trajton problematikat e mesluftës në Kosovën e vitit 1999. Në qendër të filmit qëndron frika e jetës dhe pesha e mëkatit që u vishen dy aktorëve kryesorë: Marios, një prift italian i cili kthehet në një hajdut nate për të mbijetuar dhe Hanës, një vajzë shumë tërheqëse që heq dorë nga prostitucioni në Itali për të ndihmuar fëmijët e tronditur nga lufta.

Gjergj Xhuvani është ndër regjisorët më produktivë në Shqipërinë postkomuniste duke realizuar filmat “Lindje Perëndim Lindje”, i cili fitoi çmimin e Festivalit të Filmit Shqiptar, “I dashur armik”, “Parrullat”, “Në kërkim të kujt”.

Filmi “Ëngjëjt janë larg” ka bashkuar emra të njohur të kinematografisë shqiptare si Ndriçim Xhepa, Nik Xhelilaj, Teuta Krasniqi, Fatmir Spahiu dhe italianin Rinaldo Rocco. Para 1 viti premiera e “Ëngjëjt janë larg” është dhënë në Prishtinë, pasi ky film është bashkëprodhim i 3 shteteve Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë.

Article Logic
Execution time: 0.0022890567779541
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-76551" }