Gjermania falenderon Shqipërinë, këtë radhë jo për politikën

Publikuar tek: sport, më 09:04 27-04-2017 Gjermania falenderon Shqipërinë, këtë radhë jo për politikën

Kandidimi i Armand Dukes në postin e rëndësishëm të anëtarit të komitetit ekzekutiv të UEFA nuk ka kaluar pa rënë në sy të presidentëve të tjerë të rëndësishëm të botës së futbollit evropian.

Menjëherë pas procesit të votimit, ku Armand Duka arriti të marrë 25 vota dhe të renditej i nënti në listën e të kandiduarve, në adresën e FSHF kanë mbërritur urimet dhe vlerësimet e presidentëve të tjerë.

“I dashur Armand, Për të qenë i sinqertë, rezultati i votimit, ishte disi i habitshëm për mua. Prisja të tjera rezultate”, i shkruan në letrën përshëndetëse Reinhard Grindel, president i Federatës Gjermane të Futbollit, kreut të FSHF, Armando Duka, raporton newsport.al.

Presidenti i Federatës Gjermane të futbollit, kishte lobuar ndër të tjera që edhe Shqipëria të zinte një vend në tryezën e marrjes së vendimeve evropiane.

“Do jem i lumtur që të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe besimplotë, si presidentë. Unë do të mbështesë Federatën Shqiptare të Futbollit në funksionet e mia të reja në UEFA. Ju mund të mbështeteni tek ndihma ime” shkruan në mesazhin e tij Reinhard Grindel, president I Federatës Gjermane të Futbollit.

Dear Armand,

as you knoë the DFB has been voting for you and I hoped that ëe ëould ëork together in the UEFA-Exco. The result of the election ëas – to be honest – a little surprise for me. I expected a other outcome. But I ëould be happy that ëe ëill ëork as presidents in a trustful ëay together. I ëill support the Albanian FA in my neë function in the UEFA. You can count on me and my help.

All the best for you personally and your FA!

Reinhard Grindel

Article Logic
Execution time: 0.14563202857971
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-76607" }