Vrasja e dyfishtë në Sukth, zbulohen detaje të reja: Kush është personi që u dha makinën dhe 'lidhja' me qeverinë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:42 29-04-2017 Vrasja e dyfishtë në Sukth, zbulohen detaje të reja: Kush është personi që u dha makinën dhe 'lidhja' me qeverinë

Artan Hoxha, Gazetari investigativ ka zbuluar detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Sukth, ku humbën jetën ish-­shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë’ në ‘News24’, Hoxha pohoi se tek i njëjti pronar ku viktimat kishin marrë makinën, qeveria shqiptare kishte marrë me qira një makinë të blinduar, me të cilën udhëtoi dhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel më 17 prill në vendin tonë.

“Personi që iu ka dhënë makinën viktimave është i njëjti që qeveria u mori dhe makinën e blinduar, me të cilën udhëtoi dhe ministri i Jashtëm gjerman gjatë vizitës së tij në Shqipëri”, u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha.

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në Tiranë, 57-vjeçari lë amanet për familjen dhe i jep fund jetës
Sekuestrohen 12 kg kanabis, pranga 3 të rinjëve në Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.020413160324097
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-76896" }