Revolta e analistit për zgjedhjet në Kavajë: Ja si po abuzohet me “ABC”-në e demokracisë

Publikuar tek: politike, më 14:05 03-05-2017 Revolta e analistit për zgjedhjet në Kavajë: Ja si po abuzohet me “ABC”-në e demokracisë

Nga Afrim Krasniqi

Abc-ja e demokracisë: shteti nuk ka punë me fushatën partiake elektorale, - buxheti shtetëror është pasuri publike dhe u përket qytetarëve jo zyrtarëve që e administrojnë me rotacion, - kur nuk ka dy kandidatë rivalë në garë nuk ka vend për fushatë, - kur dy palë janë në bisedime nuk ka nevojë për pickime militante të asnjërës palë. Kjo foto është një prej mijëra rasteve kur qeveri të majta e të djathta kanë abuzuar e po abuzojnë me konceptet e demokracisë dhe të zgjedhjeve. Sot është ditë pune, përse ministri nuk është në zyrë por është në fushatë? Përse ministri inauguron investime shtetërore me kandidatin partiak në krah? Përse fushatë në mjedise shkollore dhe deklarata partie në shkollë? Përse investimi me paratë e shtetit e taksat e qytetarëve konsiderohet privilegj e dhuratë politike e një pale kundër palës tjetër? Përse duhet të ketë fushatë në Kavajë kur nuk ka kandidatë tjetër në garë? Përse duhet kamera televizive në një kronikë pa përmbajtje, pa lajm, pa sens dhe në kundërshtim në legjislacionin mbi zgjedhjet? Përse…përse…përse…! Ka shumë përse por ka një përgjigje: sepse në raste të tilla arroganca ka arritur kulmin, dhe për më tepër, ajo na shitet si vlerë, virtyt e moralitet.

Dikush duhet t’i japë fund kësaj maskarade. Dikush duhet t’i thotë stop praktikave abuzuese ku shteti e pasuria e tij shihen si pronë private, pronë partiake dhe e drejtë familjare e trashëguar. Dikush duhet tu thotë zyrtarëve që janë zgjedhur e duan të zgjidhen se janë të detyruar të zbatojnë ligjin, se nuk janë mbi ligjin, se arroganca e bashkuar me padijen demokratike dhe pasurimin abuziv krijojnë veçse një sistem të kalbur politik, shoqëror e shtetëror. Për më tepër, dikush duhet të investohet që miliona euro të mos harxhohen në një palë votime pa zgjedhje si ato në Kavajë, që me ligj drejtimi t’i kalojë palës që ka mandatin e shumicës deri në fundin e mandatit 4 vjeçar dhe se Kavaja dhe asnjë qytet tjetër nuk mund të jetë shesh-beteje të një politike të keqe, konfliktuale dhe arrogante të imponuar nga elitat e sotme e të djeshme të korruptuara politike të Tiranës, ato në qeveri apo ato në opozitë.

Këtu nis e mbaron gjithçka. Kaq e thjeshtë është. Të tjerat janë fjalë, premtime, slogane e rendje pas pazarit të radhës, - ku me siguri, pas mbi 30 marrëveshjeve në 27 vjet, do të ketë po të njëjtin fat, - do shërbejnë që udhëheqësit ta kalojnë përsëri lumin pa u lagur! Kaq.

wrtt333gtdfdfdghh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.019766092300415
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-77341" }