Festa e "çmendur" e Lorik Canës dhe bashkëshortes italiane, si asnjëherë më parë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:05 05-05-2017 Festa e

Futbollisti Lorik Cana siç duket bashkëshortes së tij italiane Monika ka filluar t'i mësojë shumë nga zakonet shqiptare.

Çifti ka qenë i ftuar në festën e organizuar nga agjensia "Global Travel" dhe siç duket edhe nga foto, ata nuk janë përmbajtur fare, por e kanë "djegur" duke kërcyer tamam shqiptarçe.

Loriku se bashku me Monikan, të cilës i ka mësuar dhe valle shqiptare, u përshendet në mënyrë të veçantë me vallen gjakovare nga banda e Klajdi Harunit duke sjellë një atmosferë të gjallë në festë, moment të cilin futbollisti e publikoi edhe në "instastory".

Në këtë festë të pranishëm ishin shumë personazhë të njohur si këngëtarë, gazetarë, njerëz të spektaklit, por nuk munguan edhe politikanë.

I pranishëm në këtë festë të madhe të organizuar në oborrin e Pallatit Mbretëror ishte edhe Ilir Meta, Presidenti i ardhshëm i republikës, i cili pavarësisht atmosferës së "çmendur", ka qenë në qendër të vëmendjes së të gjithëve.

Siç duket edhe në këto foto, Meta ka pozuar foto të shumta me të të ftuarit e nderit me personazhe të njohur të ekranit si Lorik Cana, moderatorja braziliane, Andresa Ambrosio , Vikena Kamenica etj.

canaaaas.jpg

klkl.jpglklkl.jpgklkljj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023081302642822
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-77650" }