U kërkua gjyqtar i huaj, lojtarët e Partizanit dhe Kukësit, asnjë replikë me arbitrin slloven në fushë

Publikuar tek: sport, më 21:05 05-05-2017 U kërkua gjyqtar i huaj, lojtarët e Partizanit dhe Kukësit, asnjë replikë me arbitrin slloven në fushë

Partizani kërkoi gjyqtar të huaj para sfidës kundër Kukësit, ndërsa FSHF i plotësoi të kuqve dëshirën duke bërë kërkesën në Federatën e Futbollit të Sllovenisë.

U vendos Matej Jug, 36-vjeçari, i cili sot në tërësi u vlerësua nga specialistët e futbollit në studio televizive si një komponent që nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes.

Edhe vetë trajneri Sulejman Starova deklaroi se disa gabime të gjyqtarit slloven erdhën në mënyrë të pavullnetshme, ndërsa presidenti i Partizanit, Gaz Demi për Supersport u shpreh shkurt: “Nuk kam asnjë koment për gjyqtarin”.

Por, interesante ishte sjellja e lojtarëve të Partizanit dhe Kukësit në fushën e lojës në lidhje me komunikimin e tyre dhe ankesat ndaj gjyqtarit: asnjë e tillë nga lojtarët e të dyja skuadrave përpara fytyrës së sllovenit Matej Jug.

Ndodhi thjesht për një moment kur Vila shprehu pakënaqësinë e tij në momentin e pretendimit të penalltisë në minutën e 19-të, por ishte një protestë jo shumë e ekzagjeruar, ndërsa Ekuban në momentin e pengimit nga Shameti u kthye nga stoli i tij duke parë nga gjyqtari i katërt, pikërisht nga arbitri shqiptar, Kreshnik Cjapi. Me pak fjalë asnjë proteste te gjyqtari slloven Matej Jug.

Edhe futbollistët e Kukësit nuk iu ‘hakërryen’ për asnjë moment arbitrit slloven, që duket se sot imponoi me staturën e tij një figurë të fortë të gjyqtarit para futbollistëve të të dyja skuadrave, të cilët nuk morën mundimin të kontestonin vendimet e tij.

Por, pyetja lind: Nëse edhe Matej Jug sot gaboi në disa momente (një karton më shumë, një karton më pak dhe nuk ndikoi në rezultat), pse ai nuk u kontenstua ashpër nga askush, ashtu siç kemi parë zakonisht lojtarë të Superligës që grumbullohen të gjithë pranë gjyqtarëve shqiptarë? Përgjigjja sigurisht që është relative dhe secili mund të japë versionin e tij dhe gjykimin e tij për këtë çështje. /NEWSPORT.AL

Article Logic
Execution time: 0.002338171005249
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-77656" }