Breshëri plumbash ndaj boksierit të Vllaznisë, dërgohet me urgjencë në spital Nelson Hysa

Publikuar tek: sport, më 13:05 06-05-2017 Breshëri plumbash ndaj boksierit të Vllaznisë, dërgohet me urgjencë në spital Nelson Hysa

Boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa, ka mbetur i plagosur mesditën e sotme. Dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të tij në momentin që do futej te berberi.

Ngjarja ka ndodhur tek ‘Ura Dervishbeg’ dhe  nga informacionet paraprake mësohet se në drejtim të tij është qëlluar 6 herë me armë zjarri, ndërsa boksieri ka marrë 1 plumba në trup.

Hysa për momentin ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës.

Shkodër -Informacion Paraprak nga policia:

Më datë 06.05.2017, rreth orës 14.30 në spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi N. H. 32 vjeç banues në lagjen “Fahri Ramadani” Shkodër.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga deklarimet paraprake të marra nga i dëmtuari ka rezultuar se: Shtetasi N.H, në momentin që do futej për t’u qethur në një berberanë në lagjen Qemal Stafa në vendin i quajtur Ura Dervishbeg, dyshohet se dy persona me motor me skafandra në kokë dhe me rroba të zeza i janë afruar ku njëri prej tyre e ka qëlluar njëherë me armë zjarri pistoletë në pjesën fundore të barkut dhe janë larguar menjëherë. Shtetasi N.H për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e qitur nga armë zjarri Pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli si dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0022339820861816
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-77719" }