Artan Hoxha zbulon të vërtetën e ndeshjes Skënderbeu - Vllaznia: E kanë kokën në gijotinë

Publikuar tek: sport, më 13:05 08-05-2017 Artan Hoxha zbulon të vërtetën e ndeshjes Skënderbeu - Vllaznia: E kanë kokën në gijotinë

Artan Hoxha ishte mbrëmë i ftuar në emisionin "Procesi Sportiv" në Top-Channel. Gazetari i njohur investigativ foli për ndeshjen e përfolur Skënderbeu - Vllaznia, për të cilën ka hije dyshime për lëshim të lojës nga lojtarët shkodranë.

Kjo sfidë u fitua nga skuadra korçare, por Hoxha ishte 100 përqind i sigurtë se kampionët kishin fituar në fushën e blertë dhe nuk kishte pasur asnjë lloj tolerimi.

Ai dha edhe arsyet teksa deklaroi: "Jam 100 përqind i sigurtë që ndeshja Skënderbeu Vllaznia nuk ka qenë e trukuar. Të Federbet kanë shkuar qindra mesazhe për këtë takim, por nuk ka pasur lëvizje koeficientësh. Herët e tjera ne jemi njoftuar nga Federbet që do të ketë lëvizje koeficientësh dhe ashtu ka qenë vërtet. Ne nuk kemi informacion, por na jepni informacion për ndryshime ndeshjes ka kërkuar Federbet për këtë përballje.Unë kam dyshime vetëm për penalltinë e parë, në regjistrim pashë që nuk ishte. Skënderbeu është në qendër të vëmendjes dhe e ka kokën në gijotinë. Prandaj Skënderbeu nuk e bën dot sepse ndiqet nga të gjitha strukturat më të larta të UEFA-s", deklaroi Artan Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.0023548603057861
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-77889" }