Qyteti i jugut, i pari në Shqipëri që do të prodhojë energjinë nga era

Publikuar tek: aktualitet, më 19:05 10-05-2017 Qyteti i jugut, i pari në Shqipëri që do të prodhojë energjinë nga era

Tepelena do të jetë vendi i parë në Shqipëri që do të prodhojë energji nga era me një kapacitet 13 megavat.

Por synimi është të nxiten më shumë investime të tilla, që zbusin varësinë nga burimet hidrike dhe paralelisht me këtë ulin humbjet në rrjet pasi delokalizojnë prodhimin e energjisë nga veriu, që është aktualisht në drejtim të jugut. 

“Bastionet e erës ndodhen këtu afër Shëngjinit, ndodhen në bregdetin shqiptar, ndodhen sidomos në Karaburun, që është zona më fizibël për të vendosur sisteme eolikë”, deklaron Gjergj Simaku, nga Ministria e Energjitikës. 

Ndryshe nga energjia e erës, për energjinë nga Dielli harta është e pakufizuar. Për impiantet diellore deri në 2 mega dhe ato të erës nën 3 mega, qeveria ka vendosur të sigurojë tregun me një tarifë të rregulluar që do të vendoset nga ERE. 

Për sistemet e mëdha investitorët futen në ankand dhe përzgjidhet ai që jep çmimin më të ulët të energjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0023329257965088
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78186" }