Plas skandali në SHBA, rusët mund të kenë futur përgjues dje në Zyrën Ovale?

Publikuar tek: bota, më 19:05 11-05-2017 Plas skandali në SHBA, rusët mund të kenë futur përgjues dje në Zyrën Ovale?

Kjo fotografi e papritur nga Zyra Ovale ka bërë që në SHBA të shpërthejnë diskutimet se rusët mund të kenë vendosur përgjues në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Arsyeja është se kjo foto është shkrepur nga një fotograf rus, pjesë e delegacionit që shoqëroi ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Shtëpia e bardhë nuk ishte në dijeni se fotografia do të dilte në publik.

Por kur ajo u publikua nga rusët në agjencinë shtetërore të lajmeve, shumë njerëz ngritën pyetjen sesi një fotograf rus me pajisje elektronike u lejua të futej në një nga godinat më të rëndësishme në botë, transmeton Newsbomb.al.

Por mediat dhe ekspertët amerikanë dyshojnë se fotografi i Lavrov ka patur rol të dyfishtë.

“Rusët do të pëlqenin tej mase të vendosnin një përgjues në Zyrën Ovale”, shkruan një nga mediat më të mëdha amerikane, “Washington Post”.

Gizmodo, një tjetër gazetë amerikane, sjell në vëmendje ngjarjen kur disa nxënës rusë, teksa vizituan ambasadorin e SHBA në Moskë, i dhuruan atj një suvenir, që brenda kishte përgjues elektronik.

Eksperti i një kompanie sigurie në SHBA, Todd Morris, thotë se do të ishte shumë e lehtë për personin në foton më sipër, i fundit që nuk duket i plotë, që të vendoste një pajisje përgjimi.

“Ajo mund të jetë më e vogël se një kuti shkrepëse. Aktivizohet vetëm kur dëgjon zëra, i regjistron ato dhe më pas me anë të një shpërthimi sinjalesh, i dërgon në serverin qëndror”, shpjegon Morris.

Eksperti thotë se pa dyshim që pajisja do të gjendej dikur, por ajo mund të ketë aftësinë që në momentin që diktohet, vetëshkatërrohet duke e bërë të pamundur se ku e transmeton sinjalin e saj. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0024209022521973
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78315" }