Presidenti Nishani: Askush nuk më lajmëroi për anulimin e zgjedhjeve në Kavajë

Publikuar tek: politike, më 19:05 11-05-2017 Presidenti Nishani: Askush nuk më lajmëroi për anulimin e zgjedhjeve në Kavajë

Presidenti Bujar Nishani dekretoi 7 majin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve bashkiake në Kavajë, zgjedhje të cilat nuk u zhvilluan në datën e caktuar.

 Në një prononcim për  Express gjatë vizitës në Kosovë, Nishani tha se presidenti njoftohet kur ka një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin zgjedhor në Kavajë, vendim i cili ende nuk është marrë. 


Kreu i shtetit thotë se ‘fati’ i zgjedhjeve të Kavajës duhej t’i ishte adresuar edhe nga Këshilli i Ministrave, apo nga një vendim i Kolegjit Zgjedhor, por në asnjë rast nga një Komision Zonal i Administrimit Zgjedhor.


Arsyeja që  KQZ ka vendosur anullimin e zgjedhjeve  ishte cënimi i sigurisë kombëtare. Një justifikim që sipas tij nuk qëndron sepse në një situatë të tillë, Presidenti do duhej të thërriste Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.014847993850708
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78317" }