FSHF reagon pas video skandalit: I bëjmë thirrje lojtarit që të denoncojë në në prokurori këtë akt

Publikuar tek: sport, më 21:05 11-05-2017 FSHF reagon pas video skandalit: I bëjmë thirrje lojtarit që të denoncojë në në prokurori këtë akt

Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë veprimin më të fundit të zbardhur në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për videon e bërë publike me tentativë, manipulimin e futbollistit të Partizanit Emiliano Vila.

Përmes një deklarate për shtyp në faqen zyrtare në internet, FSHF sqaron se personi në fjalë, që sipas videos quhet Drini Çaushi nuk rezulton të jetë pjesë e asnjë klubi, apo shoqate te futbollit shqiptar.

Në këtë komunikim përmes kanalit zyrtar elektronik, Federata e Futbollit pranon se është e vendosur në luftën e saj për mbrojtjen e pastërtisë së lojës nga persona, apo grupe personash, ndërsa kërkon që bashkarisht duhet të kontribuojmë në eleminimin plotësisht të fenomeneve te tilla, shumë të dëmshme për lojën dhe integritetin e garave.

FSHF ka bërë thirrje dhe ka inkurajuar, si lojtarin prezent në video, ashtu edhe klubin, që të denoncojnë këtë rast në organet kompetente hetimore për t'i shkuar deri në fund një rasti që kërkon zbardhje të menjëherëshme. /Newsport.al

Article Logic
Execution time: 0.019891023635864
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78334" }