E akuzuan se ishte e dehur, reagon deputetja e Partisë Socialiste

Publikuar tek: aktualitet, më 14:05 12-05-2017 E akuzuan se ishte e dehur, reagon deputetja e Partisë Socialiste

Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku ka reaguar pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku ajo është akuzuar se ishte e dehur, duke thënë se videon ajo e ka postuar vetë dhe se nuk ka qenë aspak në gjendje të dehur në ato momente. Në reagimin e saj Shamku thotë se është e habitshme se si mund të bësh një lajm për një gjë të tillë. Deputetja e PS, thotë se ajo është “Tironse” dhe se sipas saj  “Tironsit” janë njerëz që kur janë të lumtur këndojnë dhe kërcejnë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe motra e këngëtarit Frederik Ndoci, Rita Ndoci e cila është shprehur e indinjuar me gazetarët që e kanë publikuar atë video me një konotacion ndryshe nga ai real.

Më poshtë reagimi i plotë i deputetes së PS dhe i motrës së Frederik Ndocit:

Reagimi i Ledi Shamkut:

“Andis, faleminderit me zemër për sa shkruan! Fati i njohjes ka qenë reciprok, shoku! Kanë qenë kohë të bukura opozitarizmi, kur i binim Shqipërisë cep me cep, e preknim vetë me dorë e me shpirt dhe mendoheshim seriozisht si bëhet e mira. Do ta mbaj mend gjithë jetën opozitën e arsimit si kohë me shokë që m’ka rrit në shpirt.

Sa i takon videos, më kap një i papërmbajtur gaz dhe hiç maraz. Ta shpjegoj: unë atë video e kam postu vetë në Natën e Vitit të Ri 2015. Filmimin e ka bërë Tani dhe jemi me një çift bolonjez, miq të ngushtë tanët, që kishin ardhur në Tiranë ta festonin motmotin e ri me ne. Nuk jam aspak e dehur (po edhe po t’kisha qenë, e çë pastaj?!

Më pëlqen shumë me këndu, gjithë tironcit siç ti e di, knojn e kërcejnë me qejf. Dhe Rrik Ndoci është këngëtar i preferum imi. Kur e postova këtu e 3 vjet më parë, video e bëri “poteren” e vet në këtë vendin tonë “të moralshëm”. Tashti e kanë rihedhur sërish në qarkullim, mbas 3 vjetësh, se kushedi ku e kanë hallin ata që e paskërkërkan zbuluar

Aferim ju qoftë nënrrogozave qyqmanë! Unë kam me vazhdu me këndu e me kërcy po njëlloj pa u mçef, aq më fort tani që s’jam më as person publik dhe jeta ime është vetëm imja.

Nuk do më kenë kurrë siç duan “ata”, por siç du un vetë me qenë. Bzoj për nai kafe të ngeshme shoku, kur t’jesh knej në kët katunin tonë. Të përqafoj!”

Reagimi i Rita Ndocit:

Kjo është shumë fyese si per zonjen Ledi Shamku dhe per vellain tim Frederik Ndoci, duke i thënë asaj "e dehur" dhe Frederikut "kengetari i lokalit". Zonja Shamku është shkencatare e gjuhes, dhe deputete, dhe Frederiku nje nder 50 zërat me te bukur te botes, i cilesuar jo nga presidente shqiptare, por nga bota. Pastaj zani i Frederikut deh edhe Zotin i cili e ka praruar me za boll. Ma hapin barkun gazetaruce te tille... Pyyyyyffffff.

Article Logic
Execution time: 0.0024168491363525
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78412" }