Futbolli peng i politikës, protesta e PD shtyn një tjetër ndeshje futbolli

Publikuar tek: sport, më 15:05 12-05-2017 Futbolli peng i politikës, protesta e PD shtyn një tjetër ndeshje futbolli

Sopoti-Elbasani që ishte parashikuar të luhej nesër në "Selman Stërmasi" nuk do të zhvillohet.

Shkak bëhet mungesa e policisë në këtë takim. Drejtoria e Policisë ka dërguar një shkresë në FSHF ku lajmëron se nuk do të garantojë mbarëvajtjen e kësaj sfide të vlefshme për Grupin B në Kategorinë e Parë.

Duket se protesta e Opozitës që do të zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e kombit" ka bërë që policia e shtetit të angazhohet e gjitha për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike në shesh dhe jo në stadium. /Newsport.al

Article Logic
Execution time: 0.0021710395812988
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78417" }