Zyrtari i lartë amerikan: Është rritur rreziku rus në Ballkan, po synohet izolimi i Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 20:05 12-05-2017 Zyrtari i lartë amerikan: Është rritur rreziku rus në Ballkan, po synohet  izolimi i Kosovës

Prej kohësh tashmë nga aktorë të ndryshëm polikë po flitet për një rritje të ndikimit rus në Ballkan. Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s nuk e kanë përjashtur mundësinë e ndërhyrjeve të mëtejshme të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.  Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee në takimin në Budva ka thënë se politika amerikane ndaj Ballkanit është jo e paragjykuar.

 Ai gjithashtu ka komentuar edhe rolin e Rusisë në rajon, ku tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO përforcon qëndrueshmërinë e politikës së kësaj organizate ndaj Ballkanit Perëndimor. Kjo sipas tij, shtë shenjë që po synohet minimi i ndikimit të Rusisë në Ballkan. Yee gjithashtu tha se Rusia mund të kishte gisht në zgjedhjet e Malit të Zi, dhe kishte synime ta pengonte këtë të fundit të hynte në NATO. Ai e përmendi edhe Kosovën, ku tha se po bëhet përpjekje për ta izoluar shtetin kosovar.

“Ne duhet të kemi guximin politik për të kryer reforma të nevojshme, dhe të vlerësohen interesat e qytetarëve”, ka thënë Yee, Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit. 

Article Logic
Execution time: 0.070185899734497
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78457" }