Presidenti Nishani homazhe në nderim të dëshmorëve të Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 16:05 13-05-2017 Presidenti Nishani homazhe në nderim të dëshmorëve të Kosovës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka nderuar sakrificën e luftëtarëve dhe atdhetarëve kosovare. Kreu i Shtetit gjatë vizitës së tij në Kosovë zhvilloi homazhe si dhe vendosi kurora me lule mbi varrin e Presidentit, Ibrahim Rugova, në memorialin e Adem Jasharit si dhe shtatoren e komandantit Zahir Pajaziti. Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka thënë  se duhet sakrifica dhe kontributi i luftetarëve të cilët idhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Nishani vendoi kurora me lule te shtatorja e Komandatit Zahir Pajaziti si dhe në Monumentin e Lirisë në Raçk. Masakra e Raçakut, tha Kreu i Shtetit, i tregoi botës dhe sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet që po kryente Serbia mbi popullësinë dhe qytetarët e thjeshtë të Kosovës. Raçaku duhet të jetë një vend pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët kudo që janë u shpreh Presidenti pas përfundimit të homazheve. Kreu i Shtetit u ndal edhe në familjen Haradinaj ku vlerësoi me dekoratën Nderi i Kombit heronjtë Luan dhe Shkëlzen Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.022058963775635
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78545" }