Tifozët e klubit Italian “kopjojnë” idenë e Opozitës shqiptare për të protestuar, ngrenë “çadrën”

Publikuar tek: sport, më 18:05 13-05-2017 Tifozët e klubit Italian “kopjojnë” idenë e Opozitës shqiptare për të protestuar, ngrenë “çadrën”

Tifozët e Interit kanë planifikuar të protestojnë ndaj lojtarëve dhe drejtuesve të skuadres se futbollit, kur zikaltërit të përballen të dielën me Sassuolon, raportojne mediat italiane.

Mësohet se do te jene 40 mijë tifozë qe pritet të protestojnë për performancën e dobët të skuadrës dhe mënyrës së menaxhimit të ekipit nga drejtuesit. La Gazzetta dello Sport raporton se protesta pritet të vijojë disa ditë. Tifozët thuhet se do të vendosin disa kushte për drejtuesit dhe lojtarët.

Curva Nord është e pakënaqur me lidershipin e klubit, duke besuar se kishte probleme të tjera të thella në klubin zikaltër që shkaktuan rezultatet negative. Mbetet për t’u parë nëse edhe tifozët e këtij klubi futbolli do ngrenë “çadrën” tyre për të shprehur pakënaqsinë ndaj skuadrës.

Article Logic
Execution time: 0.002223014831543
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78553" }