Betimi i Macron, zonja e parë e Francës habit të gjithë me detajin në veshjen e saj

Publikuar tek: bota, më 11:05 14-05-2017 Betimi i Macron, zonja e parë e Francës habit të gjithë me detajin në veshjen e saj

Emmanuel Macron ka marrë sot zyrtarisht funksionet e kreut të shtetit, ndërsa rreth orës 10:00 (08:00 GMT) hyri në pallatin Elize.

Ai është presidenti i tetë në radhë të Republikës së Pestë dhe i pari i cili nuk përfaqëson as të djathtën as të majtën.

Por zonja e parë, Brigitte, ka suprizuar sot me një detaj në veshjen e saj gjatë ceremonisë zyrtare të betimit të presidentit të ri të Francës.

Me një kostum blu pastel, me xhaketë me dopjo kopsa, çantë dhe këpucë gri të familjes së koloreve pastel. Ajo që të çudit më shumë është kostoja e veshjes gjatë ceremonisë, ku bashkëshorti i saj, disa vjet më i vogël, merr zyrtarisht postin. Brigitte u vesh me një kostum të marrë me qira në shtëpinë e modës “Louis Vuitton”.

Zyra e komunikimit të presidentit informoi se Macron kishte veshur një kostum të blerë në një dyqan në Paris, ku kostoja është rreth 450 euro.

brigitte-macron-afp_650x400_51494740830.jpg

Article Logic
Execution time: 0.016589879989624
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78597" }