Gazetari viziton kolegen: “E rrahur, por e pamposhtur”. Kështu duket sot Arbana Xharra pas sulmit barbar

Publikuar tek: rajon, më 19:05 14-05-2017 Gazetari viziton kolegen: “E rrahur, por e pamposhtur”. Kështu duket sot Arbana Xharra pas sulmit barbar

Analisti dhe gazetari Berat Buzhala ka realizuar së fundi një vizitë tek gazetarja Arbana Xharra e cila së fundi iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës.

Buzhala ka vizituar Arbanën pas sulmit fizik që iu bë në parkingun e banesës së saj në Prishtinë.

Me këtë rast Buzhala ka theksuar se Arbana është e rrahun po e pamposhtur.

Ky është postimi i plotë:

E rrehne, vec e pamposhtun

Sigurisht qe ata qe e kane rrezu per toke Arbanen ate nate, nuk e kane dite se sa shpejt çohet kjo. Garant me pas dite nuk ia kishin mesy. Xharren e njoh prej vitit 2000. Per 17 vjet pa asnje afere korrupsioni. Pa asnje njolle ne biografi. E çmuar ne te gjithe boten. E ju qe kerkoni kryengritje, qe linçoni, kush jeni ju? Me mire mos me pyetni per keta maskarenj qe po inspektojne dhe patrullojne per moral neper FB. Per keta qe me ndihmen e vllaznive te grave i kane marre ka 5 hektare toke te shtetit ne Matiqan. Per keta qe i kane zhvate paret e KEK’ut permes firmave te miqve. Krishti, kur e kish pas pâ nje hordhi me gure ne dore duke deshte me e myte Maria Magdalenen, kish pas thane: le ta gjune gurin ne drejtim te saj, ai qe eshte i pamekat. Krejt i kishin pas leshu gurte ne toke. Ju jeni farisenjte e diteve tona. Hipokritet e perbotshem. E shihni shiblen ne syrin e huaj, e nuk e shihni traun ne syrin tuaj. Arbane, jam i vetedijshem qe nuk te nderoj shume me te thane qe jam afer teje, ama nuk kam tjeter gja ma te vlefshme me te thane: Une jam afer teje. I njoh keta legenat e FB’ut, prej te parit deri te i fundit. I njoh keta qe i kane shpiat/villat ne lagjet e VIP’ve ne Prishtine, e ti jeton me nje banese te ngushte ne katin e gjashte. Keta i kane ka 3 kerre ne oborr, e ti asnje.

U pajtuam me Arbanen qe ne te ardhmen mos me i parku kerret ne parking. Dojme m’i lane ne trotuar.

Article Logic
Execution time: 0.0096650123596191
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78628" }