Vrasje me armë zjarri në Mat, dyshohet për hakmarrje

Publikuar tek: aktualitet, më 19:05 14-05-2017 Vrasje me armë zjarri në Mat, dyshohet për hakmarrje

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Rukaj të Matit.

Mësohet se viktima është 60-vjeçari Hajredin Lleshi nga fshati Rukaj, drejt të cilit është qëlluar me breshëri automatiku teksa në oborin e banesës së tij. Dyshimet e para janë se vrasja ka ndodhur për hakmarrje. Autorët e kanë thirrur Lleshin me emër tjetër dhe në momentin që ka dalë nga shtëpia kanë qëlluar drejt tij. Më pas duke përfituar nga erësira janë larguar në drejtim të Rëshenit. Tre vite më parë 60-vjeçarit Lleshi i kanë vrarë vëllain.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftim paraprak nga policia:

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka telefonuar një djalë dhe ka thënë se në fshatin Rukaj, persona të pa njohur me një automjet,  më kanë vrarë babain.

Menjëherë janë nisur forca të shumta policie në drejtim të fshatit Rukaj, për verifikimin e telefonatës ku ka rezultuar se:

Persona të panjohur  duke përfituar edhe nga errësira, në oborr të banesës kanë vrarë me armë zjarri shtetasin H.Ll, rreth 60 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi me një automjet ende të paidentifikuar.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehet zona për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri.

Article Logic
Execution time: 0.0022499561309814
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78630" }