Meta flet pas takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, ja çfarë u diskutua

Publikuar tek: politike, më 13:05 15-05-2017 Meta flet pas takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE,  ja çfarë u diskutua

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE që përbehej prej Roberto Battelli, Zv. President i AP OSBE, Andreas Nothelle, Përfaqësues i Veçantë i AP OSBE dhe Bernd Borchardt, Ambasador i OSBE në Tiranë.

 Meta: Mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm me Asamblenë Parlamentare të OSBE. OSBE luan rol të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Askush nuk duhet të luajë me fatin e qytetarëve shqiptarë.

Sot më shumë se kurrë nevojitet pjekuri, përgjegjshmëri kombëtare dhe vullnet për të gjetur kompromisin e munguar. Kompromisi në interes të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të përgjegjshme mes palëve. Zgjidhja të bazohet në gjithëpërfshirje dhe dialog konstruktiv politik”, tha Meta gjatë takimit.

Ndërsa Battelli shprehet i gatshëm të ndihmojë për dialogun mes palëve. “Të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e dialogut. Progresi demokratik i Shqipërisë i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Batelli.

Article Logic
Execution time: 0.0022251605987549
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78696" }