Partia 'SFIDA për Shqipërinë': Përplasja mes policive në Shkodër, shembull i politizimit të shtetit

Publikuar tek: politike, më 19:05 15-05-2017 Partia 'SFIDA për Shqipërinë': Përplasja mes policive në Shkodër, shembull i politizimit të shtetit

Partia SFIDA për Shqipërinë ka deklaruar se dënon përplasjen e sotme mes policisë bashkiake dhe asaj të rendit në Shkodër duke e cilësuar si shembull të politizimit të strukturave të shtetit.

Përmes një deklarate për mediat, SFIDA për Shqipërinë thotë se shteti duhet ta përdorë administratën për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo interesave politike të palëve që drejtojnë bashkitë apo qeverinë.

"Incidenti në Shkodër është një rast flagrant se si institucionet e politizuara kanë së pari qëllim interesat e ngushta vetjake dhe politike, ndërkohë që propritet duhet të jenë qytetarët.”

Duke marrë shkas edhe nga ngjarja, SFIDA për Shqipërinë ka bërë publike alternativën e saj për Administratën Publike, ku si qëllim ka pikërisht depolitizimin dhe transparencën në një reformim tërësor të saj.

“SFIDA për Shqipërinë propozon alternativë ndryshe për Administratën Publike e cila përfshin: Vetting për administratën dhe ekzekutivin politik; reformë rrënjësore e ligjit të administratës publike, si edhe dëmshpërblime financiare për punonjësit e pushuar për arsye politike. Administrata duhet të jetë publike dhe t’i largohet përgjithmonë politikës. Bashkë, mundet!”, thuhet në deklaratën e partisë SFIDA.

Në zgjedhjet e 18 qershorit, Gjergj Bojaxhi, Ermal Hasimja, Blerina Turdiu e Medlir Mema, janë disa nga kandidatë e SFIDËS, me numrin 6 në fletën e votimit. Kryetar administrativ është Hektor Ruci.

Article Logic
Execution time: 0.002655029296875
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78729" }